Pretenduan se Ministria e Brendshme vodhi ndihmat, SHÇBA ndjek penalisht dy aktivistët e Aleancës për Teatrin

Publikuar tek: aktualitet, më 19:48 02-12-2019 Pretenduan se Ministria e Brendshme vodhi ndihmat, SHÇBA ndjek penalisht dy aktivistët e Aleancës për Teatrin Teatri Kombetar

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), ka njoftuar se ka kallëzuar penalisht dy aktivistë dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për veprën penale 'Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik'.

Me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook, faqja zyrtare e SHÇBA-së ka bërë me dije se dy përfaqësues të 'Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit', shtetasja M.J dhe shtetasi E.M janë kallëzuar penalisht për veprën penale 'Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik'.

Shtetasit e lartëpërmendur kanë publikuar në rrjetet sociale e më pas edhe në media online pamje filmike ku tregohen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

'SHÇBA kallëzoi penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik".

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit", shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik".

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut.

Gjithashtu SHÇBA fton qytetarët dhe median të denoncojnë çdo rast abuzimi në numrin falas 0800 90 90', shkruan në njoftimin e saj SHÇBA.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023081064224243
array(1) { ["section"]=> string(115) "pretenduan-se-ministria-e-brendshme-vodhi-ndihmat-shcba-ndjek-penalisht-dy-aktivistet-e-aleances-per-teatrin-188162" }