Projektligji i ri për Arsimin e Lartë vazhdon të diskutohet para miratimit në Kuvend. Të pranishëm në prezantim ishin zv/ministri i arsimit, Arbër Mazniku, hartues të projektligjit, dhe pedagogë.
Në prezantim është diskutuar gjatë mbi autonominë e projektligjit që sipas zv/ministrit Mazniku nuk nënkupton heqjen dorë nga transparenca dhe as nga përgjegjësia kushtetuese e Qeverisë për të siguruar qytetarët për arsimin, cilësinë e tij, financimin dhe institucionet ofruese.
Sa i takon subvencionimit u tha se ky projektligj i ri jep një fond të pakushtëzuar për ciklet, ndryshe nga ligji aktual që i jep vetëm ciklit të parë të studimeve.
Në prezantimin e projektligjit të ri do të hiqet ‘decenti” nga fjalori i titujve si dhe do të ruhet gjuha shqipe për të cilën u tha se do t’i kalojë si kompetencë gjuhëtarëve më të mirë në Shqipëri, të cilëve do t’u jepet një tekst për ta shqyrtuar gjerësisht.