Prezantohen tre projektet strategjike të Masterplanit të Gazit në Shqipëri, përfitojnë Vlora, Fieri, Durrësi dhe Tirana

Publikuar tek: ekonomi, më 18:09 28-02-2017 Prezantohen tre projektet strategjike të Masterplanit të Gazit në Shqipëri, përfitojnë Vlora, Fieri, Durrësi dhe Tirana

Tre projekte strategjike të Master Plani të Gazit për Shqipërinë (MPG) janë zhvilluar në nivelin e studimit të para-fizibilitetit e ndikimit në mjedis, duke i hapur rrugë kështu zbatimit të tyre gjatë periudhës 2018-2020.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka prezantuar sot tre projektet e Investimve Prioritare, në kuadër të Masterplanit të Gazit në Shqipëri.

Një projekt përfshin tubacionin nga TAP afër Fierit, deri në Termocentralin e Vlorës, i dyti nga tubacioni i TAP në Fier dhe Ballsh, dhe i treti nga tubacioni nga Tirana në Durrës.

Projekti i Masterplanit të Gazit shqyrton të gjithë aspektet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të furnizimit me gaz natyror duke përfshirë dhe çështjet teknike, ligjore, rregullatore, ekonomike, tregtare, mjedisore, dhe sociale që lidhen me futjen e gazit në Shqipëri. Raporti i MPG-së u përfundua në Nëntor 2016, kurse raporti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) në Janar 2017, në bashkëpunim të ngushtë me përfituesit kryesorë dhe aktorët e interesit.

Masterplani i Gazit gjithashtu ka shqyrtuar kërkesën dhe ofertën për gazifikimin e mundshëm të të gjithë qyteteve të mëdha dhe konsumatorëve të mëdhenj industrialë, duke përfshirë impiantet e prodhimit të energjisë elektrike nga djegia e gazit natyror dhe perspektivën e magazinimit të gazit pranë Dumresë në periudhën 2020 deri 2040.

Një nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet e këtij studimi është se infrastruktura e gazit duhet të zhvillohet duke filluar nga TAP dhe trekëndëshi Fier-Vlorë-Ballsh, ku janë vendosur disa prej përdoruesve më të mëdhenj industrialë.

Projekti është i lidhur ngushtësisht me projekte të tjerë të financuar nga BE-ja si Studimi e Fizibilitetit të përfunduar tashmë të Gazsjellësit Jonian Adriatik (që lidh Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin i Zi, dhe Shqipërinë), me Master Planin e Gazit për Malin e Zi, me Studimin për Unazën e Gazit të financuar nga Bashkimi Evropian, si dhe me përgatitjes së Projekt-idesë të Gazsjellësit Jonian Adriatik në Shqipëri dhe Mal të Zi, dhe Studimi i Para-fizibilitetit për Gazsjellësin Shqipëri-Kosovë.

Vlera e përgjithshme e investimit për rrjetin e transmetimit të Shqipërisë do të jetë rreth 185 milion euro dhe gjatësia e përgjithshme e tij do të jetë rreth 625 km. Nga këto, rreth 87 milion euro dhe 168 km i përkasin gazsjellësit IAP. Shtylla kryesore e rrjetit shqiptar të transmetimit do të jetë IAP, për të cilin WBIF ka dhënë një grant prej 2.5 milion euro për projektin paraprak dhe për përditësimin e VNM-së, për pjesën që përshkon Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021360874176025
array(1) { ["section"]=> string(122) "prezantohen-tre-projektet-strategjike-te-masterplanit-te-gazit-ne-shqiperi-perfitojne-vlora-fieri-durresi-dhe-tirana-70270" }