Prezantohet konsola e re nga Nintendo (Video)

Publikuar tek: bota, më 17:18 20-10-2016 Prezantohet konsola e re nga Nintendo (Video)

Gjigandi japonez i elektronikës, Nintendo, ka prezantuar sot konsolën e re të video-lojërave “Switch”.

Ajo që e bën të veçantë këtë platformë, ndryshe nga Xbox apo PlayStation, është aftësia për t’u çmontuar duke i dhënë mundësinë përdoruesve të zbaviten jo vetëm në shtëpi.

Konsola që ngjan më shumë me një tabletë të përshtatur vetëm për video-lojëra por edhe muzikë e filma, është e përbërë nga dy doreza të çmontueshme, ekrani i vogël dhe njësia bazë me të cilën lidhet me televizorin, raporton Newsbomb.al.

Screeasdfwefgsdf.jpg

Legjenda e Zeldës, Super Mario dhe Metroid janë disa nga lojërat ekskluzive të “Switch”, ndërsa në të mund të luhen edhe lojërat e kompanive të treta.

Përshtypjet e para nga miliona njerëz dhe adhurues të video-lojërave kanë qenë mjaft pozitive.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gati për luftë? Zbulohen tunelet sekrete në Europë ku SHBA ka fshehur mijëra tanke (Foto)
I del para trenit por do ju duket e pabesueshme ajo ç’ka ndodh (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012291193008423
array(1) { ["section"]=> string(49) "prezantohet-konsola-e-re-nga-nintendo-video-56858" }