Prezantohet Projekt-buxheti për 2021, Denaj: Do marrim 512 mln euro borxh

Publikuar tek: ekonomi, më 15:55 26-10-2020 Prezantohet Projekt-buxheti për 2021, Denaj: Do marrim 512 mln euro borxh Anila Denaj

Ditën e sotme është prezantuar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ‘Projekt Buxheti’ për vitin 2021.

Ministrja e Financave Anila Denaj ka thënë se në vitin që vjen do të merren 512 milionë euro borxh.

Nga ana tjetër, sekretari në këtë komision, Anastas Angjeli, ka thënë se binomi pandemi-ekonomi është i lidhur dhe se Shqipëria op përballet me një vështirësi ekonomike, për shkak dhe të tërmeteve që kaluam.

Angjeli: Mbetet prioritet Covid-19, skenarët e mundshëm. Ne e kemi mbështetur MSH me një shumë të konsiderueshme, duke marrë parasysh çdo lloj skenari që mund të ndodhë në vendin tonë. Furnizimi me medikamente, kontrata për vaksinat. Po ka pandemi në rritje, sado mirë t’i bëjmë parashimet do të kemi një ekonomi të vështirë.

Nuk duhet të kujtohemi ditën kur ndodh përmbytja, apo tërmeti. E kemi pësuar disa herë. Duhet të bëjmë parashikime buxhetore të kujdesshme. Në projekt bie në sy çështja e cilësisë së veprimtarisë së organieve fiskale, dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve.

Ekonominë tonë e mban sektori privat, i vogël, i mesëm dhe i madh. Ata janë kontribues dhe përfitues ku ndërtojë politika fiskale dhe buxhetore, në duhet të kemi një frymë dhe një klimë të tillë që duhet t’i mbështesim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid-19 pritet të ‘fshijë’ 8 miliardë euro nga ekonomia shqiptare në tre vjet
»
Article Logic
Execution time: 0.010394811630249
array(1) { ["section"]=> string(73) "prezantohet-pr-buxheti-per-2021-denaj-do-marrim-512-mln-euro-borxh-225220" }