Prezantohet si polic duke u marrë kosovarëve 9200 euro, ekstradohet nga Gjermania tropojani 46 vjeçar (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:04 11-11-2016 Prezantohet si polic duke u marrë kosovarëve 9200 euro, ekstradohet nga Gjermania tropojani 46 vjeçar (Emri) foto ilustruese

Një vit më parë gjykata e Kurbinit caktoi masën arrest me burg për 46 vjeçarin tropojan i cili në aksin Laç-Fushë Krujë u hoq si polic duke u marrë 9200 euro dy shtetasve kosovarë. Pas arratisë së tij, me ndihmën e bashkëpuninit të Interpol Tirana dhe Interpol Wiesband është bërë e mundur arrestimi i tij në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë:

Rinas-Nga specialistët e Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Petrit ÇAKRAJ (CAKRAJ), 46 vjeç, lindur në Tropojë.

Me vendim nr.701-92 datë 08.07.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masen e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e veprës penale "Vjedhje me dhunë", parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 03.07.2015 në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, shtetasi Petrit Cakraj, i është prezantuar dy shtetasve kosovarë si punonjës policie dhe i ka marrë shtetasit Sh.L, sasinë prej 9200 Euro të cilat i mbanin në çantë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë lexuese e rregullt, së bashku me bashkëshortin nuk humbet eventin më të rëndësishëm të librit
Paralizohet trafiku në autostradën e “TEG”, kaos total në rrugë »
Article Logic
Execution time: 0.011503934860229
array(1) { ["section"]=> string(111) "prezantohet-si-polic-duke-u-marre-kosovareve-9200-euro-ekstradohet-nga-gjermania-tropojani-46-vjecar-emri-59244" }