Prezantohet torta që peshon 4 tonë, të ardhurat do të jepen për fëmijët e sëmurë

Publikuar tek: bota, më 10:26 08-12-2019 Prezantohet torta që peshon 4 tonë, të ardhurat do të jepen për fëmijët e sëmurë

Për të 26 vit radhazi në qytetin e vjetër historik të Dresdenit në Gjermani zhvillohet Festivali ‘Stollen’.

Edhe këtë herë si çdo vit nuk kanë munguar surprizat e shumta. Mirëpo vëmendjen e të gjithëve e ka marrë torta, e cila peshonte 4 tonë.

Torta u pre në mijëra pjesë të vogla dhe paratë nga shitja e saj do të shkojnë për fëmijët që marrin trajtim në spital.

‘Ëmbëlsira peshon 3950 kilogramë, është 4,1 metra e gjatë, 1,77 metra e gjerë dhe 87 centimetra e gjatë’, u shprehën pasticierët.

Kjo traditë vijon që nga viti 1994, ku një tortë gjigante përgatitet çdo vit nën drejtimin e Shoqatës së Konservimit të Dresden Stollen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027129888534546
array(1) { ["section"]=> string(86) "prezantohet-torta-qe-peshon-4-tone-te-ardhurat-do-te-jepen-per-femijet-e-semure-188756" }