Është prezantuar sot zëvendësdrejtori i ri i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi.
Emërimi i tij është bërë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa Jaupi ka marrë gradën “Drejtues i lartë”. Mësohet se ai mbante postin e drejtorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkaq, në vend të Jaupit është emëruar Lutfi Minxhozi.