Prezantuesi i CNN i prekur nga Covid-19, nuk heq dorë nga puna: I frikësuar për familjen, shpresoj mos ua kem ngjitur

Publikuar tek: bota, më 12:04 01-04-2020 Prezantuesi i CNN i prekur nga Covid-19, nuk heq dorë nga puna: I frikësuar për familjen, shpresoj mos ua kem ngjitur Chris Cuomo

Prezantuesi i CNN, Chris Cuomo ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka thënë se edhe pse është i prekur nga koronavirusi ndihej mirë kishte kollë të lehtë dhe ethe dhe se e vetmja frikë e tij ishte se mos ia kishte ngjitur edhe familjes virusin.

Ndërkaq, ai ka thënë se edhe pse është i prekur nga koronavirusi do të vazhdojë prezantimin e programit në orën 21:00  nga shtëpia ndërkaq që ka thënë se është vetëizoluar në një dhomë.

“Në këto periudha të vështira që duken se po bëhen edhe  më të vështira dhe të ndërlikuara.  Zbulova se jam pozitiv nga koronavirusin. Unë kam qenë  ne kontakt me shume njerëz ditët e fundit dhe pasi rezultova pozitiv kam pasur ethe, të dridhura dhe gulçim. Shpresoj se nuk ua kam ngjitur familjes. Kjo do të më bënte të ndjehem më keq nga kjo sëmundje! Ne të gjithë do ta mposhtim këtë duke qenë të bashkuar!”– ka shkruar ai në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084118843078613
array(1) { ["section"]=> string(121) "prezantuesi-i-cnn-i-prekur-nga-covid-19-nuk-heq-dore-nga-puna-i-frikesuar-per-familjen-shpresoj-mos-ua-kem-ngjitur-200901" }