Prezantuesi turk thotë "shqiptarët janë hajdutë", Meda: Hajdutërinë e kemi mësuar nga ju (Video)

Publikuar tek: slide-lart, më 16:15 10-04-2016

I ftuar në një emision turk, këngëtari nga Kosova, Meda, është përballur me një pyetje të papritur nga prezantuesi i cili i ka quajtur shqiptarët hajdutë.

Por përgjigja e medës ka qenë mjaft e drejtpërdrejtë, duke i thënë prezantuesit turk, se “hajninë”, shqiptarët e kanë mësuar gjatë sundimit osman.

“Ju jeni një popull më i madh se ne dhe normal që keni kushte me i pagu muzikantët, ne nuk kemi kushte me i mbledh 16-20 muzikantë, sikur ju. Kështu që sa i përket hajnisë (hajdutërisë) që thatë, mua po më vjen shumë keq por ju na keni sunduar 500 vite, jo veç neve por edhe vende të ndryshme të Europës dhe Ballkanit. Kështu që ne nuk kemi ditur të vjedhim hajninë e kemi mësuar prej jush” është shprehur këngëtari.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02169394493103
array(1) { ["section"]=> string(96) "prezantuesi-turk-thote-shqiptaret-jane-hajdute-meda-hajduterine-e-kemi-mesuar-nga-ju-video-37323" }