Prezencë e madhe e RENEAS dhe FNSH në Vlorë dhe Sarandë, çfarë po ndodh (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:32 22-01-2020 Prezencë e madhe e RENEAS dhe FNSH në Vlorë dhe Sarandë, çfarë po ndodh (VIDEO) Nje prej pikave ne qytetin e Vlores, ku eshte stacionuar Policia

Efektivët e Forcave Speciale RENEA dhe FNSH ndodhen prej dy ditësh në qytetet e Vlorës dhe Sarandës, ku po ushtrojnë kontrollet të shumta dhe të rrepta në zona të caktuara ku dyshohet se qëndrojnë persona të caktuar që i kanë shpëtuar ligjit.

Patrulla të Policisë së Vlorës të asistuar dhe nga RENEA e FNSH janë stacionuar në pika të ndryshme të qytetit dhe po ushtrojnë kontrolle të rrepta dhe të imtësishme ndaj të gjitha mjeteve.

Kontrollet janë përqëndruar në akset rrugore kryesore si rruga Transballkanike, Bulevardi i ri i Vlorës apo dhe Lungomare, por edhe në disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Sarandës.

Gjithashtu, mesditën e sotme forcat speciale kanë qenë në Selenicë, ku kanë bërë një krehje të zonës dhe janë pozicionuar në hyrje dhe në dalje të fshatit, duke kontrolluar automjetet e zonës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016014099121094
array(1) { ["section"]=> string(83) "prezence-e-madhe-e-reneas-dhe-fnsh-ne-vlore-dhe-sarande-cfare-po-ndodh-video-192867" }