‘Priftërinjtë tanë respektojnë ushtarët grekë që tentuan të na pushtonin’, reagon profesori: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:14 13-02-2020 ‘Priftërinjtë tanë respektojnë ushtarët grekë që tentuan të na pushtonin’, reagon profesori: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë... Gazmend Kapllani

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani ka reaguar ashpër ndaj priftërinjve tanë, që shkojnë në ceremoni nderimi të ushtarëve grekë, të cilët erdhën në Shqipëri për të na pushtuar.

Kapllani shkruan se shitësi i thjeshtë i librave i dhuroi Muzeut Historik Kombëtar librin e shkruar nga Papa Kristo Negovani, “Bënjatë e shenjtorëve dërgimtarë”, të botuar në Sofje më 1905.

Sipas Kapllanit, gjatë ceremonisë së dorëzimit të librit asnjë prift ortodoks nuk ishte i pranishëm, pasi ishin duke mbajtur ceremoni përshpijtje për ushtarët grekë.

Ai thekson se trishtohet nga ajo që shikon në foto, me bukinistin e varfër që dhuron një libër dhe priftërinjtë që nderojnë ‘pushtuesit’ tanë.

Sipas Kapllanit kjo mund të ishte fare mirë edhe skenari i një filmi absurdist, ku krijohet një situatë ku nuk di të qeshësh apo të qash.

Postimi i Gazmend Kapllanit:

Pardje nje nga bukunistet qe shesin libra te vjeter ne rruget e Tiranes (pamje qe e zbukurojne aq shume ate qytet qe lexon aq pak), i quajtur Adriatik Ajdini I dhuroi Muzeut Historik Kombetar dhe drejtorit te saj Dorian Koci nje dhuratë te cmuar: librin e shkruar nga Papa Kristo Negovani “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, të botuar në Sofje më 1905.

Le te kujtojme ketu qe Papa Kristo Negovani nuk predikonte asnje lloj nacionalizmi supremacist, as racizem, as urrente gjuhen greke. “Mekati” i tij i madh ne syte e Kishes Albanofobe Grekofone dhe autoriteteve te dhunshme Osmane ishte se dashuronte gjuhen shqipe dhe enderronte qe te ishte i lire te shkruante dhe te fliste shqip dhe qe mesha ne kishat Ortodokse te Shqiperise te behej ne shqip. Kete e pagoi me jeten e tij nga talebanet grekofone dhe autoritetet osmane.

Gjate ceremonise se dorezimit te librit asnje prift ortodoks nuk ishte i pranishem. Elbete, sepse prifterinjte e gjoja-Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare ishin duke mbajtur ceremoni pershpijtje per ushtaret greke, nen yqmin e Ambasades Greke. Le te kujtojme ketu qe ushtaret greke te rene ne territorin shqiptar jane sipas te gjitha konventave luftarake ushtri pushtuese. Sipas dokumenteve te kohes hyne ne Shqiperi per te cliruar “Vorio Epirin” me qellim final aneksimin e tij.

Le te kujtojme ketu gjithashtu qe Shqiperia eshte i vetmi komb ne Ballkan dhe Europe qe mban ne truallin e saj kufomat e ushtareve te huaj nga te pakten shtate ushtri. Nuk gjen kockat e nje ushtari shqiptar ne truall te huaj. Si Shqiptar, dicka e tille, duhet te na mbush me krenari se nuk jane te shumte kombet qe mund te flene me ndergjegje te qete se nuk i kane rene ne qafe te tjereve (edhe pse te tjeret i kane rene dhe i bien aq shume ne qafe).

Por ajo qe te trishton dhe shokon jane dy Shqiperite e ndryshme qe sheh ne foto. Pamja e bukinistit qe me ndjenja perunjesie i dhuron Muzet Kombetar nje liber te nje prifti mendje ndritur Shqiptar Ortodoks, te Papa Kristo Negovanit ne pervjetorin e tij. Dhe prifterinjte "tane" ortodokse qe bejne pershpijtje per ushtare te huaj - te ciles ceremoni i thurin lavde ne ëebsitet me raciste dhe nacionaliste greke. Nese nuk ishte e vertete dicka e tille, mund te ishte skenari i nje filmi absurdist, nga ata qe te krijojne nje situate ku nuk e di ne se duhet t’ja plasesh gazit apo te vesh kujen.

Photo 1: Bukinist Adriatik Ajdni duke dhuruar librin e Papa Kristo Negovanit.

Photo 2: Bir Selman i nenes ke te qaj me pare...
84558391_10160134860282524_104705173758148608_n.jpg
84217906_10160134860777524_4938405228606128128_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075728893280029
array(1) { ["section"]=> string(132) "prifterinjte-tane-respektojne-ushtaret-greke-qe-tentuan-te-na-pushtonin-reagon-profesori-bir-selman-i-nenes-ke-te-qaj-me-pare-195118" }