Prifti Bendo-Blushit: Kryepeshkopi flet gjuhën e Krishtit, me fantazi të shfrenuar i ngre gishtin Zotit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:14 14-04-2015 Prifti Bendo-Blushit: Kryepeshkopi flet gjuhën e Krishtit, me fantazi të shfrenuar i ngre gishtin Zotit Anastas Bendo, Ben Blushi dhe Anastas Janullatos

Anastas Bendo reagon kundër analizës së Ben Blushit, në lidhje me gjuhën në meshën e Pashkës së kryepeshkopit Anastas Janullatos, e cila ishte greqisht dhe jo shqip. Sipas priftit ortodoks, kryepeshkopi flet gjuhën e Krishtit dhe e akuzon Blushin se i ngriti gishtin Zotit.

“Jam i lumtur që kam një kryepeshkop të tillë, jo vetëm unë, por shumica e ortodoksëve, sepse kur na flet dhe kur na predikon, para se të flasë çdo gjuhë tjetër, ai flet Krishtin…Për Krishtin kemi nevojë ne, jo për fjalë boshe të thëna në gjuhën e keqpërdorur shqipe’’, shkruan Bendo për gazetën ‘’Panorama’’.

Ai lavdëron kryepeshkopin, duke e cilëzuar si një kryepeshkop që kur e gjuajnë me gurë, i mbledh gurët dhe bën kisha. ‘’Jam krenar dhe i lumtur që kam një kryepeshkop të tillë, që kur të tjerët e gjuajnë me gurë, i merr gurët siç thotë vetë dhe i bën kisha. Kisha në shpirtrat tonë të rrënuar dhe të vuajtur, ku mbizotëron errësira dhe urrejtja. Për këtë disa nuk e duan Anastasin, sepse ai flet, predikon Krishtin, me fjalë ose pa fjalë nuk ka rëndësi, me jetë, me vepër, me heshtje, me dashuri’’, shprehet prifti Bendo.

Por prifti mendon se edhe nëse kryepeshkopi Anastas do të gjente prova të prejardhjes së tij të pastër shqiptare prej 14 brezash apo të fliste në dialektet e shqipes, ai sërish do luftohej e akuzohej. ‘’..sepse nuk e kanë me Anastasin në fakt, si edhe Blushi e pohon, por me Krishtin që ai përfaqëson’’, thotë prifti Bendo.

Bendo shkon më larg në analizën e tij, duke i bërë një psikologjisje dhe historik njëkohësisht polemikës së Blushit, duke e quajtur si “polemikë anti-Zot në frymën e etërve socio-ateistë’’

‘’Kështu na del një tjetër teologji, ajo e hyjnizmit të kombit dhe të nacionalizmit, diçka që ishte karakteristikë e socio-ateizmit. Këtu  z.Blushi mendon se i vë minën përfundimtare godinës së misionarizmit fetar të Anastasit, kur thotë në mënyrë akuzuese përse nuk “bën meshë shqiptare’’, përse Zoti, nëse eksiston dhe e kupton, nuk i thotë Anastasit të flasë shqip, përse Zoti në këtë rast nuk denjon të lejojë meshën shqiptare? Kjo është akuza më e lartë që bën Blushi në polemikën e tij anti-Zot, në frymën e etërve socio-ateistë. Deri më sot, asnjë polemist, nuk kishte guxuar të ngrinte këtë aktakuzë të lartë, por Blushi me cilësinë e politikano-shkrimtarit nuk mënon fare, ai me fantazi të shfrenuar i ngre gishtin Zotit’’, thekson Bendo.

Blushi analizoi dje meshën në natën e Pashkës në Katedralen e Tiranës, e cila u mbajt nga Janullatosi në gjuhën greke. Blushi deklaroi se kryepeshkopi ka pasur të paktën 23 vjet kohë për ta mësuar gjuhën tonë dhe se nuk e bind kokëfortësia e tij për të folur në greqisht.

‘’Për fat të keq, gjithë kërshëria ime për të marrë një leksion të lartë leturgjik u shua që kur Anastasi filloi të fliste. Jo sepse ato që tha sërish nuk arritën të më bindin, por sepse ato që tha, i tha në një gjuhë që unë nuk e njoh: në greqisht.”, shkruan Blushi për gazetën ‘’Panorama’.

Një sërë pyetjesh I kanë lindur Blushit, në kohën që ndiqte meshën e Janullatosit. ‘’Pse Anastasi flet greqisht në një meshë shqiptare? Pse duhet t’I mësojë shqiptarët në greqisht? Pse greqishtja ka epërsi ndaj shqipes për të mirën dhe të keqen që predikon Kisha e krishterë? Sa shqiptarë kuptojnë greqisht dhe a duan ata të meshohen në një gjuhë që nuk e dinë dhe nuk kanë arsye ta mësojnë vetëm për një natë Pashke apo Krishtlindjesh? Pse Zoti, nëse ekziston nuk I thotë kryepeshkopit se duhet t’u flasë shqiptarëve në gjuhën e tyre, siç ndodh me gjithë ortodoksët e tjerë në Ballkan’’, shprehet Blushi.

Sipas tij kryepeshkopi ortodoks duke folur greqisht për shkak të kokëfortësisë që ka, për të refuzuar gjuhën që flet grigja e tij shqiptare.

‘’A mund të ketë ai më pak aftësi se gati 1 milion shqiptarë që kanë emigruar në Greqi dhe e kanë bërë greqishten gjuhën e tyr të punës, të shkollës, të shtëpisë dhe të jetës? Pse ata nuk refuzojnë të flasin greqisht në punët e tyre të përditshme? Çfarë ndryshimi ka Anastasi nga ata? Edhe ai është këtu për të shërbyer njëlloj si ata, madje në një kuptim shumë më të lartë e hyjnor dhe prandaj kokëfortësia e tij mund të lexohet si një kundërshtim për t’u përshtatur me ne, çka është e padrejtë në kuptimin fetas, pra barazitist të fjalës’’, analizon deputeti Ben Blushi për greqishten e kryepeshkop Janullatosit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkodër, raprezalje drejtorësh. Pas shkarkimit të djeshëm, ikin dhe dy drejtorë të Doshit
Zbardhet trafiku i drogës në avionin e Divjakës, ish-agjenti i antidrogës dhe baxhanaku organizatorë »
Article Logic
Execution time: 0.011867046356201
array(1) { ["section"]=> string(106) "prifti-bendo-blushit-kryepeshkopi-flet-gjuhen-e-krishtit-me-fantazi-te-shfrenuar-i-ngre-gishtin-zotit-8619" }