Prifti shqiptar nuk heziton për të uruar myslimanët për Fitër Bajramin

Publikuar tek: aktualitet, më 08:47 05-07-2016 Prifti shqiptar nuk heziton për të uruar myslimanët për Fitër Bajramin Foto e postuar nga Gjergj Meta

Dom Gjergj Meta ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e Fitër Bajramit. Meta i ka bashkëngjitur urimit dhe një foto të xhamisë së Durrësit, duke dëshmuar edhe njëherë tolerancën dhe mirëkuptimin që ekziston në Shqipëri mes besimeve të ndryshme.

“Rritemi n'at masë që pranojmë se i përkasim njëri-tjetrit edhe pse të ndryshëm. Rritemi atëherë kur buzëqeshja dhe hareja e tjetrit më gëzon, sepse tjetri është i lumutur. Miqve të mi dhe Myftinisë së Durrësit i uroj Bajramin. Festofshi me zemra të hareshme në familjet tuaja”, shkruan prifti katolik.

Pas muajt të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034493923187256
array(1) { ["section"]=> string(76) "prifti-shqiptar-nuk-heziton-per-te-uruar-myslimanet-per-fiter-bajramin-45547" }