Princesha arabe detyron kopshtarin parizien t’i puthë këmbën në Francë dhe thotë “vriteni qenin e pavlerë”

Publikuar tek: bota, më 18:23 29-09-2016 Princesha arabe detyron kopshtarin parizien t’i puthë këmbën në Francë dhe thotë “vriteni qenin e pavlerë”

Veprimi i princeshës së Arabisë Saudite në Paris ka inatosur mijëra njerëz pasi e ka detyruar një kopshtar parizien që të ulet dhe t’i puthë këmbën.

Incidenti ka ndodhur këtë verë por është bërë publik vetëm ditët e fundit. Ajo porositi kopshtarin dhe dekoratorin francez që të zbukuronte një prej dhomave të saj luksoze në Paris, por sipas mediave në vend, kur ai mbërriti në vilën e Princeshës arabe, u detyrua të ulet në gjunjë dhe t’i puthë këmbën.

Sipas mediave franceze, kopshtari parizien than ë kallëzimin e tij në polici se më pas Princesha u tha truprojave të veta “vriteni qenin e pavlerë, nuk meriton të jetojë”.

Ai thotë se qëndroi për më shumë se tre orë në vilë, derisa një truprojë erdhi, i dha kartën e identitetit dhe e shkelmoi jashtë duke i thënë “mos u kthe më kurrë”. Kopshtari thotë se Princesha e Arabisë Saudite i detyrohet 25 mijë dollarë për punën, ndërsa veglat e punës nuk arriti t’i marrë nga vila.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kongresi nuk përfill veton e Obamës, lejon padi kundër Arabisë Saudite
Diagnostikimi i gabuar e uli në karrigen me rrota kur ishte 13 vjeç, pas 43 vitesh ngrihet sërish në këmbë »
Article Logic
Execution time: 0.010693073272705
array(1) { ["section"]=> string(110) "princesha-arabe-detyron-kopshtarin-parizien-t-i-puthe-kemben-ne-france-dhe-thote-vriteni-qenin-e-pavlere-54550" }