Princesha Cristina e Spanjës në gjyq për evazion fiskal

Publikuar tek: bota, më 12:50 06-10-2015 Princesha Cristina e Spanjës në gjyq për evazion fiskal

Princesha e Spanjës, Cristina de Borbon, motra e mbretit Felipe VI do të paraqitet në gjykatë në 11 janar për akuzat e shmangies së taksave me anë të fondacionit bamirës “Noos”.

Rasti i profilit të lartë është simbolik se si korrupsioni ka depërtuar në rradhët e larta të politikanëve, bankierëve dhe figurave të tjera institucionale në Spanjë duke gërryer besimin e udhëheqjes së institucioneve.

Korrupsioni në Spanjë do të jetë një temë e nxehtë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme edhe midis dy partive kryesore politike të njollosura me skandalet e tyre korruptive. Prokurorët kanë hetuar burrin e princeshës, ish lojtarin olimpik të hendbollit, Inaki Urdangarin, i dyshuar se ka transferuar shuma të mëdha parash nga organet publike në organizatën e bamirësisë.

Ai akuzohet për pastrim parash, përvetësim fondesh, evazion fiskal, shmangie taksash dhe falsifikim dokumentash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01294994354248
array(1) { ["section"]=> string(61) "princesha-cristina-e-spanjes-ne-gjyq-per-evazion-fiskal-22469" }