Princesha e Dubait, gruaja e 6-të e Sheikut miliarder arratiset në Londër, fillon luftën për të marrë fëmijët

Publikuar tek: bota, më 13:38 30-07-2019 Princesha e Dubait, gruaja e 6-të e Sheikut miliarder arratiset në Londër, fillon luftën për të marrë fëmijët

Sundimtari i Dubait, një ndër liderët me profil më të lartë në Lindjen e Mesme dhe gruaja e tij e larguar kanë filluar një betejë gjyqësore në Londër rreth kujdestarisë së fëmijëve.

Gruaja e Sheikut Mohamed al-Maktoum, Princesha Haya Bint al-Huseini, është anëtarja e tretë femër e gjykatës që arratiset nga Emirantet e Bashkuara Arabe. U raportua se fshihej në Londër nga frika për jetën. Princesha Haya, ka lindur në Jordani dhe u arsimua në shkolla private britanike, është një kalorëse olimpike dhe gjysëm-motër (e njërit prej prindërve) e sundimtarit actual në Jordani Mbreti Abdullah II.

Ajo u martua me Sheik Mohammed në 2004, duke u bërë gruaja e tij e gjashtë dhe më e vogla. Sheiku 70 vjecar, I cili është pronari miliarder I stallave të garave Godolphin, raportohet se ka 23 fëmijë me gra të ndryshme. Princesha fillimisht fluturoi në Gjermani dhe kërkoi azil atje, por doli këtë muaj se ajo jeton në qendër të Londrës- në një shtëpi 85 milionë paund (107 milionë dollar) në Kensington Palace Garden.

Besohet se princesha Haya do qëndrojë në UK. Megjithatë, nëse bashkëshorti I saj kërkon kthimin në Dubai, kjo mund të shkaktojë dhimbje koke për Britaninë e cila ka marrëdhënie të ngushta me Emirantet e Bashkuara Arabe. Burime afër princeshës thanë më herët këtë muaj se ajo zbuloi fakte shqetësuese rreth kthimit misterioz në Dubai vitin e kaluar të Sheika Latifa, një nga vajzat e Sheikut Mohammed. Sheika Latifa ishte arratisur nga EBA nga deti me ndihmën e një francezi, por u interceptua nga burra të armatosur në brigjet indiane. Më pas u kthye në Dubai.

Në atë kohë, princesha Haya mbrojti reputacionin e Dubait për incidentin, duke pretenduar se Latifa ishte e ndjeshme ndaj shfrytëzimit dhe tani ishte e sigurt në Dubai. Mbrojtës të të drejtave të njeriut thanë se ishte rrëmbyer kundër vullnetit të saj. Megjithatë më vonë, burimet pohuan se princesha Haya ishte ndërgjegjësuar për informacione të reja që lidhen me rastin dhe mbi të u rrit presioni nga familja e burrit.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013067007064819
array(1) { ["section"]=> string(114) "princesha-e-dubait-gruaja-e-6-te-e-sheikut-miliarder-arratiset-ne-londer-fillon-luften-per-te-marre-femijet-173810" }