Princi i kurorës Saudite paralajmëron botën: Do rritet çmimi i naftës nëse nuk ndaloni Iranin

Publikuar tek: bota, më 19:37 30-09-2019 Princi i kurorës Saudite paralajmëron botën: Do rritet çmimi i naftës nëse nuk ndaloni Iranin Princi i kurorës Saudite, Mohamed bin Salman

Princi i Kurorës Saudite Mohamed bin Salman ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten nëse bota nuk vepron për të penguar Iranin.

Ai tha se dështimi për të vepruar mund të forcojë Iranin dhe të çojë në luftë, për të cilën princi tha se do të shkatërronte ekonominë globale. Mohamed bin Salman ka folur për sulmin me dron ndaj rafinerive të saj të naftës, ndër më të mëdhatë në botë, ndërsa fajësoi Teheranin, shkruan newsbomb.al.

Ndërkohë, nga ana tjetër Irani zyrtar është shprehur se “vërejtjet” do t'i "sjellin Sauditëve asgjë përveç turpit". Kujtojmë se, rreth dy javë më parë cisternat e naftës në Arabinë Saudite u bombarduan me dron, ndërsa në pamjet e publikuara më vonë nga statelitët e SHBA, Irani u konsideruar si përgjegjësi për këto sulme.

Irani mohoi sulmet ajrore me dron ndaj depozitave të naftës në Arabinë Saudite, ndërsa ato i kanë marrë përsipër rebelët e organizatës Hoithi në Jemen, raporton newsbomb.al.

Sakaq, Mohamed bin Salman ka marrë përsipër disa përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Duke folur për CBS Neës, ai mohoi që personalisht të ketë urdhëruar vrasjen. Sipas tij, përgjegjësi për vrasjen e gazetarit ka dhe ai pasi vrasja u krye nga zyrtarë të Arabisë Saudite në konsullatën e tyre.

Gazetari Jamal Khashoggi u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi në 2 tetor 2018, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0044929981231689
array(1) { ["section"]=> string(99) "princi-i-kurores-saudite-paralajmeron-boten-do-rritet-cmimi-i-naftes-nese-nuk-ndaloni-iranin-180337" }