Princi polak në mbrojtje të emigrantëve në Britani, fton Nigel Farage në duel shpatash

Publikuar tek: bota, më 16:12 13-04-2015

Nigel Farage, lideri i partisë britanike UKIP, është shprehur hapur për planet e tij anti emigracion gjë që ka shkaktuar shumë debate në mbarë Europën. Një nga premtimet e Farage për zgjedhjet në Britani ka të bëjë me forcimin e kufijve për parandalimin e emigrantëve si dhe ndjekjen jashtë Britanisë të shtetasve të huaj.

Por Princi polak është revoltuar aq shumë nga deklaratat e Farage, sa e ka ftuar atë në një duel me shpata, për ta zgjidhur problemin, siç thotë ai, sipas mënyrës që “do ta zgjidhte një aristokrat polak i shekullit të 18-të dhe një zotëri anglez”.

“Kjo është shpata e babait tim, një hero lufte që ka shpëtuar qindra hebrenj në Poloni. Me këtë shpatë ju ftoj në duel. Mjaft me diskriminimin e polakëve në Britani duke fajësuar emigrantët për trafikun e organeve, është deklarata më idiote që kam dëgjuar”, thotë Princi Polak.

Duke ju drejtuar me anë të një video, ai shprehet se nëse Farage nuk dëshiron të përballet në duel pasi “shpata e tij mund të jetë e ndryshkur”, e fton në një tjetër lloj dueli, në një studio televizive gjatë fushatës elektorale.

“Unë jam gati, shpresoj që edhe tit ë pranosh”, e mbyll ai mesazhin drejtuar Farage.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012598037719727
array(1) { ["section"]=> string(90) "princi-polak-ne-mbrojtje-te-emigranteve-ne-britani-fton-nigel-farage-ne-duel-shpatash-8586" }