Princi William dhe Dukesha Kate, ndjekin gjurmët e Lady D, kthehen në qëndrën që themeloi Diana

Publikuar tek: bota, më 13:19 04-10-2016 Princi William dhe Dukesha Kate, ndjekin gjurmët e Lady D, kthehen në qëndrën që themeloi Diana Kate dhe William ne Manchester

Ata sapo janë kthyer në shtëpi nga turi i tyre mbretëror në Kanada por Princi William dhe Kate kanë një tjetër datë të shënuar në kalendarin e tyre, raporton Familja Mbretërore Angleze. 

Këtë herë Duka dhe Dukesha e Kembrixhit nuk do të udhëtojnë larg, por do të shkojnë në 14 tetor në Manchester konfirmon Kesington Palace, bashkë me dy fëmijët e tyre Princin George dhe Princeshën Charlotte.

Gjatë vizitës së tyre William dhe Kate, të dy 34 vjeç do të vizitojnë Francis House, një vend që parashikon ndihmë për fëmijët dhe adoleshentët me probleme jetese. Ky vend, është hapur nga Ledy Diana në vitin 1991, Princesha e Wales, dhe këtë vit celebron 25 vjetorin e hapjes së qendrës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021651983261108
array(1) { ["section"]=> string(99) "princi-william-dhe-dukesha-kate-ndjekin-gjurmet-e-lady-d-kthehen-ne-qendren-qe-themeloi-diana-55038" }