PRINDËR, e keni ditur GABIM! Fëmija nuk e dëgjon fjalën e parë…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:01 15-06-2019 PRINDËR, e keni ditur GABIM! Fëmija nuk e dëgjon fjalën e parë…

Prindër! Kur flisni me fëmijën, sidomos për t'i tërhequr vëmëndjen, fjalën kryesore nuk duhet ta thoni të parën, pasi fëmija nuk e dëgjon. Psh. kur fëmijës i thuhet “mos e bëj”, fëmija fjalën “mos” nuk e dëgjon.

 

Kjo ka lidhje me mënyrën se si e mëson fëmija të folurin. Nëna ja rrokëzon fjalët fëmijës kur do ta mësojë.

Ajo shqipton rrokjen e parë dhe nxit fëmijën të artikulojë rrokjen e dytë.

E njëjta gjë ndodh edhe me fjalën, nëna thotë fjalën e parë dhe fëmija shton fjalën e dytë. Nëna e fillon dhe femija e vazhdon. Pra mësimi i shqiptimit fillon me rrokjen e fundit dhe dalëngadalë te fjala e fundit. Fëmija mësohet të përqëndrohet te rrokja dhe fjala e fundit. Kështu, kjo mënyrë të mësuari bëhet edhe mënyrë të dëgjuari.

 Të gjithe specialistët që meren me gjuhën dhe edukimin e fëmijës së vogël rekomandojnë, që gjatë të folurës të përdoren edhe shenjat, si lëvizja e kokës apo e dorës në mënyrë mohuese apo pohuese, pasi gjuhën e trupit fëmija e ka më të lehtë për ta kuptuar.

Duke i bashkuar të dyja, fjalët dhe shenjat, femija do ti marrë më mirë komandat dhe do të kuptojë më saktë se çfar kërkohet prej tij dhe çfar po i thuhet. Kjo “paaftësi” e fëmijës për të mos dëgjuar fjalën e pare, mund të zgjasë deri nga mosha 3-4 vjeç. Nëse prindërit tregohen të kujdesshëm në formulimin e komandave me fjalë, fëmija e ka më të lehtë të zhvillojë përqëndrimin dhe të dëgjuarin sipas radhës së fjalëve, gjë që ndihmon shumë në të ardhmen në drejtim të vëmëndjes dhe zhvillimit te intelektit. Pediatrja Lira Gjika

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026078939437866
array(1) { ["section"]=> string(67) "prinder-e-keni-ditur-gabim-femija-nuk-e-degjon-fjalen-e-pare-168338" }