Prindër kujdes: Koha para ekranit te fëmijët shkakton probleme serioze të zemrës

Publikuar tek: bota, më 16:31 07-08-2018 Prindër kujdes: Koha para ekranit te fëmijët shkakton probleme serioze të zemrës

Sipas një studimi të ri nga Shoqata Amerikane e Zemrës, koha e kaluar para ekraneve, (kompjuterat, telefonat, tabletat, video-lojërat, televizionet dhe pajisjet e tjera) janë të shoqëruara me orë të shumta pasiviteti te fëmijët dhe adoleshentët, dhe si rrjedhojë shkaktojnë shëndet të dobët kardiovaskular dhe obezitet.

“Natyra e kohës para ekranit ka ndyrshuar shumë. Megjithëse ka rënë ora e qëndrimit para televizionit, është rritur koha e shpenzuar në përgjithësi para ekraneve të tjera, duke u kombinuar me qëndrimin ulur”, tha epidemiologia Tracie Barnett për ABC Neës.

Sipas studimit, fëmijët nga kopështi deri në moshën 12 vjeçare shpenzojnë mesatarisht 8 orë në ditë përpara ekraneve, në SHBA. Adoleshentët janë ata që shpenzojnë kohën më të madhe duke luajtur me video-lojëra.

“Duhet të bëjmë më shumë për fëmijët tanë, është më e ështirë të ndërhyjmë kur rriten”, tha mjeku pediatër Nicholas Edëards për televizionin amerikan.

“Nën moshën 2 vjeçare, fëmija nuk duhet të qëndrojë për asnjë çast para ekraneve, deri në 6 vjeç nuk duhet të qëndrojë më shumë se 1 orë dhe mbi moshën 6 vjeçare, jo më shumë se 2 orë”, shpjegon ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Momente rrenqethëse kur vajza përqafon të dashurin, i hoqën aparaturat që e mbanin  gjallë
Shisnin foshnja të porsalindura, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve »
Article Logic
Execution time: 0.011979103088379
array(1) { ["section"]=> string(86) "prinder-kujdes-koha-para-ekranit-te-femijet-shkakton-probleme-serioze-te-zemres-130428" }