Prindër për herë të parë, Gold AG zbulon gjininë e bebit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:26 31-10-2020 Prindër për herë të parë, Gold AG zbulon gjininë e bebit

Këngëtari kosovar Arian Agushi vetëm pak kohë më parë kurorëzoi dashurinë në martesë me Ermira Shkodrën.

Më pas këngëtari bëri me dije se janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.

Reperi dhe partnerja do të bëhen me djalë, ndërsa Gold AG tregoi se do t’i vendosë të birit emër shqiptar.

Teksa ishte i ftuar në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ai foli edhe për bashkëshorten, ku tha se nuk dëshiron që askush të flasë për gruan e tij.

“Nuk dua askush të flet për gruan time. E kam për vete atë. Më kanë thënë a ka mundësi edhe për intervistë. Nuk ka mundësi. Ajo nuk është fytyrë publike. Unë jam këngëtar por jam edhe shqiptar. Nuk dua të bëjë gjëra të pahijshme për llajka. Për grua shqiptari edhe të gjuan. Për gra njerëzit futen në bela. Unë gruan e dua fort ama nuk e kam për ta reklamuar në televizione. Ajo është privatësia ime që dua ta ruaj. Asgjë më shumë”- ka thënë reperi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çifti mbretëror ndan foton e parë me Princeshë Geraldinën, Elia Zaharia mesazh emocionues
»
Article Logic
Execution time: 0.01040506362915
array(1) { ["section"]=> string(62) "prinder-per-here-te-pare-gold-ag-zbulon-gjinine-e-bebit-225877" }