Prindërit besojnë se papagalli e di kush ia vrau djalin

Publikuar tek: bota, më 18:26 05-06-2016 Prindërit besojnë se papagalli e di kush ia vrau djalin

Dëshmitari i vetëm i një vrasjeje është një papagall, dhe ai po flet.

Por pyetja është nëse duhet t’i vënë veshin fjalëve të tij.

Një nga frazat e tij të fundit - të cilën nuk ndalon së e përsërituri duke imituar zërin e pronarit të tij është: “Don’t fu*kin shoot!” (Mos qëllo!).

Fraza e zogut imitues mund të ishte qesharake, nëse nuk do të bëhej fjalë për vrasjen e pronarit të tij, Martin Duram, ngjarje që ndodhi në vitin 2015 në Miçigan të SHBA-ve.

Trupi i tij i pajetë u gjet pranë bashkëshortes së tij, e cila kishte marë një plumb në kokë, por i mbijetoi plagës dhe tashmë është një nga të dyshuarit e ngjarjes, edhe pse fillimisht policia besoi se ajo ishte viktimë.

Fjalët e fundit të pronarit janë ngulitur në memorien e zogut dhe herë pas here ai i përsërit ato. Të afërmit e viktimës mendojnë se papagalli përsërit si fjalët e Duram dhe të bashkëshortes së tij.

Tashmë zogun e mban ish-gruaja e viktimës. Ajo thotë se papagalli herë pas here nis të imitojë momentet e fundit të ngjarjes tragjike.

“Papagalli duket se imiton një grindje që ka patur Duram me bashkëshorten e tij. Më pas dëgjohet e thirrura ‘Mos qëllo!’. Sa herë që papagalli i thotë këto fjalë, shtëpinë time e pushton heshtja”, tregon ajo.

Sipas raportimeve të policisë, hetuesit e çështjes janë interesuar nëse një kafshë, papagalli në këtë rast, mund të përdoret si provë.

Papagalli gir afrikan është i aftë të memorizojë fjalë që i ka dëgjuar shpesh. Por mund të memorizojë edhe fraza që i dëgjon vetëm një herë, sidomos kur pasohen nga situata traumatike, si të shtëna me armë. (Washington Post)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qëllohet me armë zjarri autobusi i turistëve në Francë, 6 të plagosur
Aksident i rëndë hekurudhor në Belgjikë, 3 të vdekur dhe 40 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.013417959213257
array(1) { ["section"]=> string(61) "prinderit-besojne-se-papagalli-e-di-kush-ia-vrau-djalin-42528" }