Prindërit e dy motrave të zhdukura: Na thanë “ju ankoheni shumë, na keni bërë me dhimbje koke”, mos i kanë rrëmbyer ISIS?

Publikuar tek: aktualitet, më 06:58 07-08-2015 Prindërit e dy motrave të zhdukura: Na thanë “ju ankoheni shumë, na keni bërë me dhimbje koke”, mos i kanë rrëmbyer ISIS?

Nëna e dy vajzave të zhdukura rreth 3 javë më parë, 39-vjeçarja Anila Kajtazi, është thirrur me urgjencë nga inspektorët e krimeve në policinë e Durrësit. Të dy prindërit e motrave 18 dhe 14 vjeç janë marrë në pyetje për më shumë se katër orë. Në përfundim të dëshmive, ata kanë treguar për “Gazetën Shqiptare” për dyshimet rreth ngjarjes.

Anila është e shokuar dhe ka kërkuar në polici t’i gjejnë vajzat sa më shpejt. Ajo ka merakun se vajzat mund të jenë rrëmbyer. Prindërit e 2 motrave kërkojnë që policia dhe prokuroria të gjejë vendndodhjen e 2 motrave në bazë të tabulateve dhe telefonatave që ato mund të kryejnë gjatë kohës që janë në kërkim. Orialda dhe Klevisa Kajtazi u zhdukën më 16 korrik, pasi dogjën shtëpinë dhe u morën prindërve celularët, pasaportat dhe rreth 5 milionë lekë të vjetra.

Anila si shkonit me vajzat e vogla?

Si nënë i kam mbajtur afër dhe kemi qenë të afërta. Bënim çdo bisedë që bën një nënë me vajzat e veta. Orialda (18-vjeçarja) pas ndarjes nga i fejuari 2 vjet më parë u mërzit dhe unë i ndenja shumë pranë.

A kanë “Facebook” vajzat?

Jo, asnjëra prej dy të voglave. Orialda ka pasur, por pasi u nda nga i fejuari, e mbylli. “Facebook” ka vetëm burri dhe Alketa, vajza e madhe. Në telefon e hapin, se nuk kemi as kompjuter në shtëpi.

Si shkoni në familje?

Në përgjithësi mirë, nuk kemi pasur debate brenda familjes. Unë kam qenë në shtëpi gjatë gjithë kohës, nuk kam punuar. Tani kam katër ditë që shkoj në një pulari, sepse kemi mbetur trokë. Edhe vajzat kanë qenë të dashura. Burri ka shkuar në Greqi, ka punuar atje dhe jemi mbajtur ne.

Mos kanë ndonjë lidhje dashurie vajzat?

Jo, nuk e kam vënë re një gjë të tillë. Ne flisnim për çdo gjë. Ato nuk kanë dalë as në Durrës, as në pazar, as në ditëlindje të shoqeve. Maksimumi në shtëpi dhe deri te burimi i ujit që e kemi në lagje. Kur kanë dalë në Durrës, ose me mua, ose me të atin.

A i pyete vajzat pse ju helmuan herën e parë?

Po i pyeta dhe e vogla më tha që e kishte bërë që të na qetësonte. Më tha se ne ankoheshim shumë në sy të tyre, që jemi fukarenj e pa të ardhura dhe kjo i kishte sjellë asaj dhimbje koke dhe pagjumësi. Më tha që edhe ne prindërit që nuk flinim nga meraku duhet të pinim qetësues. Ka dalë në media që vajzat u janë larguar edhe herë të tjera nga shtëpia, pa asnjë gjurmë. Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë, është spekulim. Nëse do të kishin ikur, nuk kishim pse e mbanim të fshehtë.

Po letrën ku e gjetët. Kush e ka shkruar?

Kur jemi kthyer në 16 korrik në mëngjes nga spitali i Tiranës, ne erdhëm në shtëpi, por nuk e vumë re letrën. Por kur erdhëm sërish, pasi kishim dhënë deklaratat në polici, një vajzë e vogël e lagjes e gjeti letrën. Letra ishte e lagur dhe ajo e lexoi me zë të lartë.

Çfarë thuhej?

Thuhej që “hakun jua morëm, shtëpinë jua dogjëm, vajzat nuk do t’i shihni më me sy. Hahahahaha”. Letrën e mori policia dhe tha që do e dërgonte për analizim. Më pas erdhën, morën fletore e shkrime nga të motrave dhe na thanë që ishte shkrimi i vajzës së dytë. Thanë që është i njëjti shkrim me shkrimin e Orialdës. E ka prokuroria për analizim, për të parë nëse është bërë nën presion ai shkrim, apo si ka ndodhur. Por deri tani nuk na kanë dhënë shpjegim.

Ndërsa i ati i 2 motrave të zhdukura më 16 korrik, Hiqmet Kajtazi thotë për “Gazetën Shqiptare” se ai ka parë një makinë të dyshimtë para shtëpisë së tij dhe për këtë ka sinjalizuar policinë. Por sipas tij, ky sinjalizim nuk është marrë seriozisht nga forcat e rendit.

Hiqmet çfarë ju thanë dje në polici?

Të njëjtat pyetje e të njëjtat gjëra sa herë që na thërresin. Mua nuk më pyetën, por intervistuan katër orë gruan. Thanë që krime ndodhin, që jo të gjitha krimet janë zbuluar.

U thashë pse po talleni me ne, apo se jemi fukarenj?

Na bëjnë pyetje si mua, si bashkëshortes, sikur i kemi fshehur ne kalamajtë tanë. Ju keni shprehur zhgënjim nga policia, pse? Sepse i thirra në telefon, para tri ditësh ndodhi diçka e pazakontë dhe u thashë policëve që duhet të denoncoja një dyshim që mund të kishte lidhje të drejtpërdrejtë me fatin e vajzave.

Çfarë është?

Pasdite rreth orës 19, një makinë tip “Benz” ka ndaluar afër shtëpisë sime. Unë isha në krah dhe nuk më shihnin. Prej andej ka dalë një djalë i veshur mirë, rreth 25 vjeç, i gjatë dhe mbante një çantë të vogël dore. Makina e uli shpejtësinë dhe po mbante nën vëzhgim shtëpinë time. Ai djali nuk po më shihte, se isha në cep të shtëpisë. Kur makina u rrotullua, më pa. Makina qëndroi rreth dytri minuta rreth shtëpisë. Unë i mora targën mjetit, ia fiksova se ishin njerëz të panjohur, që diçka kishin në mendje. Vetëm pas 72 orësh e ka marrë këtë denoncim policia. Është e kollajshme, sepse ajo makinë ishte me targë dhe plotësisht e verifikueshme.

Kush ishin ata njerëz që po vëzhgonin shtëpinë? A keni dyshime ju?

Tani nuk di ç’të mendoj më parë e më shumë, se po çmendem fare. A mos i kanë marrë të ISIS-it? Mos i kanë çuar në Kosovë a në Maqedoni? Po mos i kanë çuar jashtë vendit? Mos i kanë varë e i kanë hedhur gjëkundi? Mos u ka vënë njeri plumbin te koka dhe i ka marrë për trafiqe? Një Zot i madh e di çfarë ka ngjarë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shiti nga 2 herë apartamentet në fshatin turistik, në kërkim presidenti i ekipit të Besës. Bizhdili: Jam i pastër
66 vjeçari përplaset për vdekje nga BMW-ja pa targa »
Article Logic
Execution time: 0.015455961227417
array(1) { ["section"]=> string(109) "prinderit-e-dy-motrave-na-thane-ju-ankoheni-shume-na-keni-bere-me-dhimbje-koke-mos-i-kane-rrembyer-isis-17913" }