Prindërit lënë të lidhur vogëlushen për orë të tëra

Publikuar tek: bota, më 12:54 20-05-2016 Prindërit lënë të lidhur vogëlushen për orë të tëra

Prindërit e një vogëlusheje e lenë atë të lidhur për orë të tëra pasi duhet të shkojnë në punë.

Këto pamje janë vërtetë rrënqethëse. Kjo vogëlushe nga India qëndron për 9 orë të tëra e lidhur në këtë gur në mes të vapës, ndërkohë që prindërit e saj janë në punë.

Ata janë shprehur se nuk dëshirojnë që ta lënë ashtu vogëlushen e tyre, por nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Nuk mund të kujdesemi për të dhe të punojmë në të njëjtën kohë” kanë thënë ata.

Vëllai i saj është pak më i madh se ajo, por nuk mund të kujdeset për të.

“E lidhim që të mos dalë në rrugë, sepse nuk mund të kujdesemi për të në kohën që jemi duke punuar. këtu ka shumë trafik dhe ajo mund të përplaset nga ndonjë veturë, kjo është mënyra e vetme për ta ruajtur”, është shprehur nëna e saj 23-vjeçare Sarta Kalara.

vogelushja_e_lidhur.jpg

vogelushja_e_lidhur3.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03324294090271
array(1) { ["section"]=> string(57) "prinderit-lene-te-lidhur-vogelushen-per-ore-te-tera-41009" }