Prindërit nuk i sillnin fëmijët, ministrja Shahini: Shkolla ‘Emin Duraku’ e sigurtë, do të rrijë hapur me dy turne

Publikuar tek: aktualitet, më 18:24 09-12-2019 Prindërit nuk i sillnin fëmijët, ministrja Shahini: Shkolla ‘Emin Duraku’ e sigurtë, do të rrijë hapur me dy turne Ministrja e Arsimit, Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije se shkolla ‘Emin Duraku’ në Tiranë do të qëndrojë e hapur sepse sipas vlerësimit të ekspertëve pjesa më e madhe e saj është e padëmtuar nga tërmeti.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Shahini ka theksuar se shkolla ‘Emin Duraku’ do të qëndrojë hapur dhe do të punojë me dy turne për nxënësit.

Kujtojmë se pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë shkolla u dëmtuan pjesërisht, përfshirë edhe shkollën ‘Emin Duraku’ në Tiranë. Pas kësaj shumë prindër të nxënësve të kësaj shkolle, kanë mohuar që t’i dërgojnë fëmijët e tyre sërish për shkak të pasigurisë sipas tyre të godinës.

Rreth 51 prindër i kanë dërguar ministres së Arsimit një shkresë, ku kërkonin garanci dhe siguri në mënyrë që t’i sillnin sërish fëmijët në shkollë.

Postimi i plotë:

Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit. Rrjedhimisht, shkolla "Emin Duraku" Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në sanimin përfundimtar të saj nga Bashkia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076229572296143
array(1) { ["section"]=> string(116) "prinderit-nuk-i-sillnin-femijet-ministrja-shahini-shkolla-emin-duraku-e-sigurte-do-te-rrije-hapur-me-dy-turne-188893" }