Prindërit nuk kurojnë vajzën për shkak të besimit fetar, ajo vdes

Publikuar tek: bota, më 22:52 29-09-2017 Prindërit nuk kurojnë vajzën për shkak të besimit fetar, ajo vdes

Rachel Joy Piland, 30  vjeç dhe buri i saj 36 vjeç, Joshua Barry Piland, kishin një vajzë, e cila me 6 shkurt u sëmur.  Mjekët e diagnostikuan me verdhëz dhe u përpoqën  që  ta bindnin çiftin që t’i nënshtrohet trajtimit, por ata të dy nuk e pranuan. Thanë se ky është vullneti i Zotit dhe se ai nuk bën gabime.

Siç raporton edhe Daily Mail, disa ditë më pas fëmija kishte të vjella gjaku, por nëna vazhdonte ta mbante në shtëpi. Ngjyra e lëkurës së vogëlushes kishte ndryshuar prej sëmundjes dhe pas 4 ditësh në agoni ajo vdiq.

Prindërit bënë vetëm një lutje kur  vogëlushja u nda nga jeta dhe nuk e njoftuan policinë, deri sa kjo e fundit u njoftua nga fqinji. Agjentët mësyjnë në banesën e çiftit dhe e gjejnë kufomën brenda.

Ata përfunduan në burg dhe autopsia konfirmoi se vdekja e vogëlushes kishte ardhur për shkak të idhujtarisë dhe se po të kurohej do të shpëtonte pa asnjë pasojë. Tashmë prindërit rrezikojnë deri në 15 vjet burg për vrasje. /Shqip

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qindra mijëra pjesëmarrës në protestën për pavarësinë e Katalonjës
Donald Trump nis turne në Azi për Korenë e Veriut »
Article Logic
Execution time: 0.012633085250854
array(1) { ["section"]=> string(70) "prinderit-nuk-kurojne-vajzen-per-shkak-te-besimit-fetar-ajo-vdes-94211" }