Në emisionin investigativ “Boom” ka ardhur një denoncim nga një prind i cili është ankuar për mësuesin e matematikës.
Në bindjen e tij, ai mësues nuk bën për të dhënë mësim.
Gazetarja e BOOM zhvilloi vetë një test të vogël me nxënësit e kësaj klase, ku problemet e tyre konstatohen dukshëm në shumëzim, pjestim.
Mësuesi: Përpiqemi në pikën maksimale të japim maksimumin tonë. I kanë marrë që në klasë të dytë. Kam nxënës me nivel të kënaqshëm që më kënaqin me të vërtetë, kam nxënës të nivelit të dobët dhe mesatar.
Drejtoresha: Vinë dhe ankohen ata që nuk e kanë haberin e të mësuarit vetë nga personi në fjalë, mësuesi nuk është se ka dalë sot nga bankat e shkollës dhe po jep mësim për herë të parë. Të jeni të sigurtë për këtë pjesë. Jo vetëm ky por të gjithë mësuesit e shkollës janë të mrekullueshëm.Po kur vjen dhe prindi vetë dhe thotë që nuk kam çfarë i bëj, aman mbaje ti këto 4-5 orë, po mësoi mirë po nuk mësoi nuk ka asgjë.Atëherë përsëri faji i mbetet mësuesit. Bëjmë të pamundurën ti edukojmë, ti mësojmë dhe të eci shkolla përpara.E keni idenë e kurikulës së re që edhe me një fletë " Sot është ditë e bukur", nxënësi duhet të kalojë se e ka futur në dosje.