Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka publikuar statistikat për numrin e ndërtimeve pa leje të prishura gjatë aksioneve të fundit në Tiranë, Librazhd, Fushë-Krujë si dhe në qytetet muze të Beratit dhe Krujës.
IKMT ka njoftuar se në Tiranë janë prishur 17 objekte pa leje, në Librazhd, 76, në Fushë-Krujë 10, në Berat, 40 dhe në Krujë janë prishur 95 objekte pa leje kryesisht garazhde dhe ndërtime të lehta. IKMT ka njoftuar se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje do të vijojë në qytetin e Fierit dhe Tropojës.