Prishen marrëdhëniet mes Kryemadhit dhe Bashës? Flet Ristani: Duhet të kemi pushtetin vetëm

Publikuar tek: barometri, më 08:42 13-03-2018 Prishen marrëdhëniet mes Kryemadhit dhe Bashës? Flet Ristani: Duhet të kemi pushtetin vetëm

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani, i ftuar në News 24 foli për situatën aktuale brenda PD-së dhe drogën e sekuestruar dy javë më parë në Maminas.

Ristani u shpreh se PD është fokusuar në demokratizmin brenda partisë dhe forcimin e saj. Sakaq për drogën e sekuestruar në Durrës, tha se të gjitha provat të çojnë te qeveria Rama.

I pyetur për marrëdhënien e PD-së me partitë e tjera, specifikisht me LSI-në, Ristani u shpreh se për momentin Partisë Demokratike i duhet të forcojë pushtetin e saj.

Pse nuk po takohen më Kryemadhi dhe Basha, mos ka përplasje mes tyre?

Ristani: Ne duhet të forcojmë Partinë Demokratike dhe të kemi pushtetin vetëm, por nëse gjatë rrugës do na duhet të bëjmë koalicion, do ta bëjmë. Ka edhe momente dallgësh. Në protestë kishim dakordësi. Asgjë nuk di të ketë ndodhur mes dy kryetarëve, por secila nga palët bën llogaritë e veta poltike, pastaj do shikohen gjërat qartë kur të jemi në prag të zgjedhjeve, por deri tani nuk di të ketë ndonjë vendimarrje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023840188980103
array(1) { ["section"]=> string(96) "prishen-marredheniet-mes-kryemadhit-dhe-bashes-flet-ristani-duhet-te-kemi-pushtetin-vetem-113082" }