Prishet miqësia e Dafina Zeqirit dhe Taynës, këngëtaret "diss" njëra tjetrës: N’zemrën tane ki veç zili

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:39 26-10-2020 Prishet miqësia e Dafina Zeqirit dhe Taynës, këngëtaret

Miqësia midis dy këngëtareve të njohura, Dafina Zeqirit dhe Tayna-s duket se është prishur.

Pas bashkëpunimit për këngën "Bye Bye", i cili kishte një sukses të madh, këngëtaret nuk po shpërndajnë më në rrjetet e tyre sociale, këngët e njëra tjetrës, siç bënin më përpara.

Për më tepër, ato nuk po e ndjekin më njëra tjetrën në rrjetet sociale. Mendohet se kënga "Zili zili" e Dafina Zeqirit, në fakt është një diss për Taynën.

Ndërkohë që Tayna ka bërë një freestyle në një emsionin, për të cilin fansat mendojnë se ajo i ka bërë një “diss” Dafinës në kundërpërgjigje të këngës së saj “Zili Zili”.

"Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo", ka thënë Tayna.

Ndërkohë që në këngën e Dafina Zeqirit thuhet se " Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili."

Akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë shtyrë në një acarim të marrëdhënieve mes dy këngëtareve, pasi dukeshin shumë të miqësuara me njëra tjetrën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nipat e vegjël zihen për të, përlotet aktori i humorit Behar Mera: Shpirtrat e mi...
»
Article Logic
Execution time: 0.011085987091064
array(1) { ["section"]=> string(106) "prishet-miqesia-e-dafina-zeqirit-dhe-taynes-kengetaret-diss-njera-tjetres-n-zemren-tane-ki-vec-zili-225218" }