Prishja e banesave/Banorët tentojnë të futen me forcë brenda Këshillit Bashkiak

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 29-01-2015 Prishja e banesave/Banorët tentojnë të futen me forcë brenda Këshillit Bashkiak

Banorët e qytetit të Vlorës po tentojnë  të hapin me focë derën e Këshillt Bashkiak.

Ata kërkojnë takim të menjëhershëm me kryeministrin Rama. Pas kësaj, i menjëhershëm qe reagimi i kryetarit Gjika, i cili tha se të gjithë do marrin dëmshpërblimin përkatës për objektet. Shpëtim Gjika pohoi se ky projekt ishte planifikuar prej kohësh dhe se ndërtimi i kësaj rruge është i domosdoshëm.

"Nuk ka fare kthim mbrapa!"-citoi kryetari Gjika.

Në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës do të prishen rreth 100 banesa në kuadër të projektit për ndërtimin e rrugës Levan-Vlorë.

IKMT u ka lënë vetëm afat 5 ditë afat banorëve për të dalë nga banesat.

Një pjesë e mirë e banesave janë ende në proces legalizimi ndërkohë që, më herët  ministri Tahiri kishte bërë  thirrje për shpronësim duke i sigurar banorët se  kryeministri Rama, do ta trajtonte me seriozitet këtë çështje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhuvani i shpëton burgimit të përjetshëm
Edi Rama: Në Spanjë u rrëzua avion me drogë, piloti shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.012748956680298
array(1) { ["section"]=> string(84) "prishja-e-banesave-banoret-tentojne-te-futen-me-force-brenda-keshillit-bashkiak-1813" }