Prishja e banesave/ Protesta e parë kundër Ramës në Vlorë. INUK: Të nxitur politikisht

Publikuar tek: aktualitet, më 10:30 01-02-2015 Prishja e banesave/ Protesta e parë kundër Ramës në Vlorë. INUK: Të nxitur politikisht

Banorët e lagjes “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës janë duke protestuar sërish për shpronësimet. Protesta është duke u zhvilluar në rrugën Vlorë-Skelë dhe për pasojë është paralizuar trafiku në këtë aks.

Protestuesit mbajnë në duar një arkivol me mbishkrimin “Vlora” dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shpronësojë banesat që janë në legalizim, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës së re transballkanike.

Ata shprehen se protesta e tyre nuk është politike dhe se nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por më parë të bëhen shpronësimet.

Kjo është protesta e parë e qytetarëve të Vlorës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili është edhe deputet i këtij qyteti.

Protestuesit i drejtohen kryeministrit me shprehjet “mos u bëj vrasës fëmijësh”, apo “jemi autoktonë”.

Protestës së banorëve të lagjes “Kushtrimi” u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë të Vlorës.


Megjithatë, Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar nuk i ka marrë në konsideratë shqetësimet e banorëve të lagjes “Kushtrimi”, madje e ka konsideruar protestën e tyre si të nxitur politikisht.

Nëpërmjet një reagimi, INUK njofton se nga nesër në orën tetë të mëngjesit do të nisë prishja e mbi 100 objekteve në këtë zonë.

Sipas INUK, inspektorët kanë bërë prej disa ditësh lajmërimet për qytetarët të cilët janë prekur nga vendimi i qeverisë, duke kërkuar bashkëpunimin e tyre.

“Pavarёsisht çdo nxitjeje politike qё nuk ka munguar deri tani, apo aksioni politik qё mund tё jetё paramenduar, INUK do tё vijojё punёn e planifikuar pa ndryshuar asgjё nё axhendёn e tij operacionale. Pёrveç ndёrhyrjes nё kёtё zonё, INUK ka planifikuar edhe disa operacione Brenda qytetit tё Vlorёs pёr lirimin e hapёsirave publike nga objektet e paligjshme”, thuhet në deklaratën e INUK.


Edhe kreu i Opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së organizuar në Vlorë, duke u shprehur se ndodhet në krah të vlonjatëve në rezistencën kundër arrogancës dhe shurdhërisë së pushtetit.

Basha ka paralajmëruar se të gjitha faktet dhe dëshmitë e qytetarëve ndaj INUK, “do mblidhen për një proces gjyqësor si nuk e ka parë kurrë historia e këtij vendi”.  Basha shkruan se “nuk do të shpëtojë asnjë birbo që zëvendëson shtetin ligjor me shtetin personal të dhunës dhe paligjshmerisë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria me çmimin më të ulët të ujit në rajon
Shoqata e Pediatrisë, kallëzim penal ndaj personit që xhiroi videon, ngjarja është e inskenuar »
Article Logic
Execution time: 0.011679172515869
array(1) { ["section"]=> string(88) "prishja-e-banesave-protesta-e-pare-kunder-rames-ne-vlore-inuk-te-nxitur-politikisht-2054" }