Prishja e marrëveshjes për Sirinë, Rusia dërgon dy luftëanije në Mesdhe

Publikuar tek: bota, më 22:32 05-10-2016 Prishja e marrëveshjes për Sirinë, Rusia dërgon dy luftëanije në Mesdhe

Rusia njoftoi sot se do të dërgonte dy luftanije të pajisura me raketa për të rritur kapacitetin ushtarak rus në Mesdhe, në sfondin e rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit në lidhje me zgjidhjen e krizës siriane.

“Luftanijet ‘Serpuhov’ dhe ‘Zheleni Dol’ që transportojnë raketa të tipit ‘Kolibr’ u nisën dje nga porti i Sevastopolit në Krime ku pritet të hyjnë sot në mbrëmje në detin Mesdhe”, bëri të ditur një zëdhënës i  flotës ushtarake ruse në Detin e Zi, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Ria-Novosti.

“Ky dislokim i radhës është një formë e planifikuar me rotacion i forcave detare në rajon, ku Rusia zotëron tashmë dhjetëra anije”, sipas të njëjtit burim.

E vetmja aeroplanmbajtëse ruse ”Amiral Kuznjecov” është gjithashtu në udhëtim ku pritet të mbërrijë në zonë gjatë muajt tetor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja cilat janë 20 profesionet më të paguara në SHBA
Trump i shokon të gjithë me fjalimin e fundit, ja çfarë i’u thotë të sëmurëve me kancer »
Article Logic
Execution time: 0.01328706741333
array(1) { ["section"]=> string(76) "prishja-e-marreveshjes-per-sirine-rusia-dergon-dy-lufteanije-ne-mesdhe-55210" }