Prishja e qendrës sociale nga qeveria italiane, demonstruesit hyjnë në negociata me bashkinë e Bolonjës

Publikuar tek: bota, më 13:42 06-08-2019 Prishja e qendrës sociale nga qeveria italiane, demonstruesit hyjnë në negociata me bashkinë e Bolonjës

Në Bolonja, aktivistët të ndryshëm po përballen forca të shumta policie për të mbrojtur goditën e qendrës sociale ‘’Xm24’’, e cila parashikohet të prishet për të ndërtuar një bllok të ri pallatesh.

Karabinierë dhe forcat të shumta të sigurisë kanë sprapsur dhjetëra demonstrues për të evakuar plotësisht godinën. Në terren kanë mbërritur dhe buldozerë që presin të nisin shembjen e ndërtesës.

Pas shumë orësh amullie, Bashkia e Bolonjës ka vendosur të takohet me aktivistë të ‘’Xm24’’, ku do të jenë të pranishëm anëtarë të Këshillit Bashkiak të Bolonjës.

Në lidhje me situatën është shprehur dhe Ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

‘’Shumë mirë, muzika ka ndryshuar: rend, ligjshmëri dhe buldozerë demokratikë’’, shkruan Salvini në ‘’Facebook’’, duke shprehur qëndrimin pro-prishjes së godinës në fjalë.

Ndërkohë, Salvinit i është kundërpërgjigjur kryebashkiaku i Bolonjës Virginio Merola, i cili i bën thirrje Ministrit të Brendshëm italian ‘’të heqë dorë nga përdorimi i buldozerëve’’.

‘’I dashur Salvini, mendoni për tjetër gjë në vend të buldozerëve. Këtu në Bolonja, ata e dinë shumë mirë çfarë mund të bëjnë për të garantuar ligjshmërinë dhe respektin. Po veprojmë në këtë mënyrë për të vendosur dialog, që do të na çojë drejt një zgjidhjeje të pranueshme për kornizënligjore dhe rregullat’’, shkruan Merola.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012500047683716
array(1) { ["section"]=> string(109) "prishja-e-qendres-sociale-nga-qeveria-italiane-demonstruesit-hyjne-ne-negociata-me-bashkine-e-bolonjes-174511" }