‘Prishje pazaresh’, PD reagon për atentatin me granatë në zyrën e kryebashkiakut: Tushe dhe Saraçi kanë ndarë bashkë para nga droga dhe prostitucioni

Publikuar tek: aktualitet, më 11:25 31-12-2019 ‘Prishje pazaresh’, PD reagon për atentatin me granatë në zyrën e kryebashkiakut: Tushe dhe Saraçi kanë ndarë bashkë para nga droga dhe prostitucioni

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shpërthimin me granatatë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe mëngjesin e sotëm.

Përmes një deklarate, PD shprehet se ngajrja e ndodhur është pasqyra e vërtetë e drejtimit të vendit nga Edi Rama në çdo nivel.

Sipas PD, goditja e Tushes është prishje pazaresh mes tij dhe ish-shoferit, Gëzim Saraçi me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Bashkinë e Lushnjës është pasqyra e vërtetë e drejtimit të vendit nga Edi Rama në çdo nivel, në qeverisjen qendrore dhe atë lokale.

Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni.

Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij.

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, është tregues i degradimit të shtetit të ndërtuar prej Edi Ramës, si dhe një fakt më shumë se njerëzit me të cilët ai përfaqësohet, ble vota dhe mban pushtetin janë llumi i shoqërisë.

Për Partinë Demokratike ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo krizë përfaqësimi. Këto janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, të cilat do të largojnë nga drejtimi i vendit kryeministrin me rekordet më të zeza të lidhjeve me krimin dhe korrupsionit dhe për t’u dhënë qytetarëve një qeveri që punon për mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleanca për Teatrin kallëzon sot kryebashkiakun Veliaj në SPAK për shpërdorim detyre
Shtrirë në barrelë, mbërrin te Trauma Fatos Tushe, si është gjendja e kryebashkiakut (Braçe e Manastirliu shkojnë me urgjencë në spital) »
Article Logic
Execution time: 0.013576030731201
array(1) { ["section"]=> string(152) "prishje-pazaresh-pd-reagon-per-atentatin-me-granate-ne-zyren-e-kryebashkiakut-tushe-dhe-saraci-kane-ndare-bashke-para-nga-droga-dhe-prostitucioni-190806" }