Prishtina zyrtarizon themelimin e qendrës së komunitetit LGBTI

Publikuar tek: rajon, më 17:27 28-05-2020 Prishtina zyrtarizon themelimin e qendrës së komunitetit LGBTI

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj.

“Jam shumë i lumtur që sot në prani të Kryetarit Shpend Ahmeti e zyrtarizuam themelimin e një̈ qendre për nevojat e komunitetit LBGTI në Prishtinë së bashku me Arbër Nuhiun nga CSGD dhe Blert Morinën nga CEL. Të njëjtën do ta rinovojmë̈ në tërësi dhe shumë shpejt do ta hapim”, ka shkruar Kukaj në Facebook.

Më tej ai ka theksur se Komuna e Prishtinës do të përkrah komunitetin LGBTI edhe me projekte të tjera.

“Komuna e Prishtinës nuk do ndalet me kaq. Në do qëndrojmë̈ në mbështetje të këtij komuniteti edhe me punë e projekte tjera konkrete”, ka shtuar Kukaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092480182647705
array(1) { ["section"]=> string(69) "prishtina-zyrtarizon-themelimin-e-qendres-se-komunitetit-lgbti-208171" }