Prishtinaliu vjen në Korçë dhe i jep 500 lekë policit të rrugores por prangoset

Publikuar tek: aktualitet, më 09:59 26-01-2017 Prishtinaliu vjen në Korçë dhe i jep 500 lekë policit të rrugores por prangoset

I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën  administrative por arrestohet në flagrancë një shtetas me banim në Prizren.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Masar Braha, 48 vjeç, banues në Prizren-Prishtinë.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke drejtuar  mjetin tip "Iveko" me targa 04934DT, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj,  i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

“Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale:  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal”, thuhet nga policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokainë dhe heroinë në Tiranë, policia arreston dy trafikantët e dënuar dhe më parë (VIDEO)
“Muzgu” i Lezhës sekuestron drogë, armë e municione: Arrestohen 3 persona (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010422945022583
array(1) { ["section"]=> string(85) "prishtinaliu-vjen-ne-korce-dhe-i-jep-500-leke-policit-te-rrugores-por-prangoset-66711" }