Pritën 75 vjet/ Për herë të parë HOLLANDA kërkon falje për shfarosjen e 102 mijë çifutëve, kryeministri: Nuk e kuptoj bashkimin me nazistët

Publikuar tek: bota, më 12:51 27-01-2020 Pritën 75 vjet/ Për herë të parë HOLLANDA kërkon falje për shfarosjen e 102 mijë çifutëve, kryeministri: Nuk e kuptoj bashkimin me nazistët Mark Rutte gjate homazheve per holokaustin

Kryeministri hollandez Mark Rutte ka kërkuar falje në emër të qeverisë dhe popullit të tij për dështimin në mbrojtjen e çifutëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Zoti Rutte tha se disa prej zyrtarëve hollandezë rezistuan ndaj okupacionit nazist, shumë prej tyre bënë atë që u thanë të bëjnë.

Eshtë hera e parë me një kërkesë të tillë për falje nga ana e kryeministrit hollandez. Rreth 102 mijë nga 6 milionë çifutët e vrarë në Holokaust ishin nga Hollanda.

Zoti Rutte I bëri këto komente në kujtesën e Holokaustit në Amsterdam, në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Auschwitz që kujtohet në 27 janar, të hënën (sot).

“Me të mbijetuarit e mbetur mes nesh, kërkoj falje në emër të qeverisë sime për veprimet e qeverisë së kohës” tha ai. “E bëjmë këtë, sepse nuk ka fjalë që të përshkruajë një gjë kaq të madhe e tragjike sa Holokausti”.Ishte një pranim faji kaq shumë I pritur nga komuniteti çifut në Hollandë. Rreth 75% nga 140 mijë cifutët që ishin në Hollandë u vranë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Zoti Rutte është i pari që njeh rolin e vendit të vet në persekutimin e çifutëve dhe minoriteteve të tjera gjatë pushtimit nazist. “E pyesim veten: si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë? Ne bëmë shumë pak. Nuk krijuam mbrotje, nuk dhamë ndihmë” tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028477191925049
array(1) { ["section"]=> string(143) "priten-75-vjet-per-here-te-pare-hollanda-kerkon-falje-per-shfarosjen-e-102-mije-cifuteve-kryeministri-nuk-e-kuptoj-bashkimin-me-nazistet-193280" }