Pishat në rrugët e qytetit të Përmetit po priten për t’u zëvendësuar me pemë më të vogla dekoratike. Vendimi është marrë nga bashkia pasi degët e tyre rrezikonin kalimtarët si dhe rrënjët kanë prishur bazamentin e rrugëve.
Pishat në oborrin e Qendres Kulturore janë diskutuar edhe më parë për t’u prerë nga Drejtoria Urbanistike dhe e Gjjelbërimit të bashkisë, por vendimi ishte shtyrë për më vonë.
Nuk dihet ende se pas sa kohësh do mbillen pemët e tjera dekoratike por po ju sjellim edhe foto nga pjesë të tjera rrugësh ku është bërë bërë tashmë zëvendësimi.
Pemët dekorative që do vendosen tek Qendra Kulturore