Pritet me protesta në Shkodër, reagon Rama: Pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot...

Publikuar tek: aktualitet, më 11:24 26-04-2019 Pritet me protesta në Shkodër, reagon Rama: Pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e oragnizuar nga demokratët në Shkodër ku Rama do të zhvillojë takim me strukturat e PS.

'Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u'a kanë udhëheqësit e verbër', shkruan Rama.

Protestuesit i kanë bërë pritë kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të prezantojë edhe kandidatët për Bashki në Shkodër dhe Koplik.

Militantët e PD janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar hyrjet e qytetit në urën e Bahçallëkut dhe në Mjedë Urën e Spatharit.

Qytetarët janë përplasur me policinë, ndërsa prezentë janë edhe ish-deputetët e PD Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070381164550781
array(1) { ["section"]=> string(91) "pritet-me-protesta-ne-shkoder-reagon-rama-pasi-e-cuan-ne-qorrsokak-pd-orvaten-me-kot-161924" }