Pritet të bëhet nënë, rrëfehet ish-deputetja: Kam shtuar peshë dhe…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:24 15-04-2019 Pritet të bëhet nënë, rrëfehet ish-deputetja: Kam shtuar peshë dhe…

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Ftesë në 5’.

Ajo ka folur për jetën e saj private dhe për shtatzëninë.  Ajo tregoi se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se ka shtuar vetëm katër kilogramë.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë Gjosha zbuloi publikisht gjininë e foshnjës në emisionin ‘Provokacija’.

 ‘Njeriu duhet të dijë të ndajë momente të jetës private me këtë lumturi që unë po përjetoj së bashku me familjen time, për të pritur së shpejti një vajzë dhe pjesën tjetër që është ajo e profesionit. Unë jam pjesë e një profesioni që është shumë agresiv, shpeshherë. Megjithatë e gjithë kjo situatë do të sjellë një dritë jeshile në fund të tunelit’, tha Gjosha.

Kujtojmë që ish-deputetja ka dhe një djalë më të madh, të cilin e ka pagëzuar me emrin Luis.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067310333251953
array(1) { ["section"]=> string(71) "pritet-te-behet-nene-rrefehet-ish-deputetja-kam-shtuar-peshe-dhe-160560" }