Pritet të vijë një tjetër ciklon, ja çfarë na pret ditët në vijim (PARASHIKIMI I MOTIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:17 27-09-2020 Pritet të vijë një tjetër ciklon, ja çfarë na pret ditët në vijim (PARASHIKIMI I MOTIT)

Edhe në ditët në vijim moti do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu.

Sipas “Meteoballkan”, një tjetër ciklon pritet të kalojë në vendin tonë, por do të jetë më pak i fuqishëm se ai që kaluam.

“Pas kalimit të ciklonit të fuqishëm natën e kaluar, tani kemi një tjetër ciklon i cili për momentin gjendet në Italinë veriperëndimore. Ky ciklon do të fuqizohet dhe do të rrugëtojë përmes Italisë Qendrore në drejtim të Adriatikut verior ku pritet të shkaktojë reshje të fuqishme dhe stuhi intensive në ato vende.

Një pjesë e lagështisë nga ky ciklon do të vije edhe në rajonin tonë ku priten reshje të reja shiu, megjithatë nuk duhet pritur reshje gjithëpërfshirëse. Vende-vende përsëri priten reshje intensive dhe stuhi shiu veçanërisht në veriperëndim dhe jug të Shqipërisë. Në viset tjera të rajonit tonë reshjet do të jenë më sporadike dhe të karakterit lokal, megjithatë nuk duhet përjashtuar mundësinë e ndonjë rrebeshi të fuqishëm lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nesër (e Hënë) pritet që temperaturat të shënojnë ngritje të lehta, ndërsa ma kalimin e ciklonit ato do të shënojnë ulje të martën, por nga e mërkura dhe e enjta temperaturat përsëri pritet të shënojnë ngritje graduale. Për detaje tjera në postimet tona të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Meteoballkan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017474889755249
array(1) { ["section"]=> string(91) "pritet-te-vije-nje-tjeter-ciklon-ja-cfare-na-pret-ditet-ne-vijim-parashikimi-i-motit-221884" }