Pritet ulja e çmimit të naftës, Kushtetuesja shfuqizon vendimin e qeverisë

Publikuar tek: ekonomi, më 17:45 03-11-2016 Pritet ulja e çmimit të naftës, Kushtetuesja shfuqizon vendimin e qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e qeverisë që rriste taksën për dhënien e licencave për pikat e karburantit.

Sipas shoqatës së hidrokarbureve, ky vendim i Kushtetueses do të ketë ndikim në uljen e çmimit të nafës.

Taksa e cila filloi të zbatohej në qershor të këtij viti parashikonte një rritje nga 20 mijë lekë në 5 milionë lekë të licencave periodike për pikat e karburanteve në kryeqytet, ndërsa për Bashkitë e tjera kjo taksë ishte në 2 milionë lekë, raporton Top-Channel.

Kjo lëvizje pati efekt prej 5 lekësh në rritjen e çmimit për litër. Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Unioni i Shoqërive Hidrokarbure Shqiptare, ndërkohë që vendimi i marrë nuk është zbardhur ende.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028478145599365
array(1) { ["section"]=> string(79) "pritet-ulja-e-cmimit-te-naftes-kushtetuesja-shfuqizon-vendimin-e-qeverise-58324" }