Priti në zyrë Ambasadorët e vendeve të BE, Meta: Theksova se zgjedhjet e lira janë kyç për të ardhmen europiane

Publikuar tek: politike, më 14:00 24-09-2020 Priti në zyrë Ambasadorët e vendeve të BE, Meta: Theksova se zgjedhjet e lira janë kyç për të ardhmen europiane Meta ne zyre me ambasadoret e vendeve te BE

Presidenti Ilir Meta thotë se sot ka pritur në zyrë ambasadorët e vendeve të BE dhe ata të Delegacionit të BE në Tiranë, ndërsa shton se u ka përcjell shqetësimet dhe angazhimin për plotësimin e 6 kushteve për nisjen e negociatave.

“Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përpara publikimit të afërt të Raportit të Progresit për Shqipërinë. U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane”, shkruan Meta.

Më tej, Presidenti shkruan se u ka theksuar ambasadorëve mesazhin se zgjedhjet e lira janë kyç për të ardhmen europiane të vendit. “Theksova se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Paprekshmëria e frymës dhe gërmës së Marrëveshjes së 5 Qershorit është e vetmja mënyrë për të ecur në këtë drejtim”, përmbyll ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087118148803711
array(1) { ["section"]=> string(116) "priti-ne-zyre-ambasadoret-e-vendeve-te-be-meta-theksova-se-zgjedhjet-e-lira-jane-kyc-per-te-ardhmen-europiane-221503" }