Pritja merr fund! Konfirmohet FORMULA Europiane e Superligës

Publikuar tek: sport, më 09:02 18-05-2019 Pritja merr fund! Konfirmohet FORMULA Europiane e Superligës

Tashmë nuk ka dyshime. Superliga kosovare e futbollit do të përfaqësohet në Kupat e Europës me 3 skuadra.

Vendimi është marrë ditën e djeshme në Budapest, aty ku u zhvillua një diskutim për garat e UEFA-s në nivel klubesh.

Pas kërkesës së vazhdueshme të krerëve të FFK-së, UEFA ka pranuar që tani e tutje Kosova në garat evropiane të përfaqësohet me tre klube. Edhe pse realisht ende nuk është arritur koeficienti i kërkuar për më shumë skuadra pjesëmarrëse, pas takimit të sotëm që presidenti Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Salihu patën me përfaqësuesit e UEFA-s, këta të fundit kanë pranuar që ta shpërblejnë FFK-në me një klub më shumë në garat evropiane.

Kësisoj, që nga edicioni i ardhshëm nga kampionati i Kosovës pjesëmarrjen në garat evropiane do ta sigurojnë kampioni, nënkampioni dhe fituesi i kupës.

Pa dyshim ky është një lajm i shumëpritur, i cili do të ndikojë edhe më shumë në rritjen e konkurrencës në elitën e futbollit tonë dhe njëherësh do të rrisë edhe nivelin e organizimit në Superligë.

Ndërkohë, drejtuesit e UEFA-s i kanë informuar 55 anëtaret e saj për takimet e zhvilluara nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s me Shoqatën e Klubeve Evropiane (ECA) dhe Ligat Evropiane gjatë muajve mars dhe maj të këtij viti, si dhe për tema tjera mbi të ardhmen e futbollit evropian.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023372173309326
array(1) { ["section"]=> string(66) "pritja-merr-fund-konfirmohet-formula-europiane-e-superliges-164731" }