'Problem janë politikanët që mbështesin këta fëmijë të harbimit', Braçe shpërthen ndaj të vetëve: Hotelet e luksit po bëjnë namin, tatimet ta marrin punën seriozisht (I MBYLL TELEFONIN GAZETARIT)

Publikuar tek: politike, më 14:52 11-08-2020 'Problem janë politikanët që mbështesin këta fëmijë të harbimit', Braçe shpërthen ndaj të vetëve: Hotelet e luksit po bëjnë namin, tatimet ta marrin punën seriozisht (I MBYLL TELEFONIN GAZETARIT) Fotomontazh: Erion Braçe-shkuma party ne plazhet shqiptare

Zv.kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe ka qenë i ashpër në denoncimet e tij kundër lokaleve që grumbullojnë njerëz, duke u bërë vatra të rrezikshme infektimi me koronavirus.

Ai u ka bërë thirrje organeve tatimore që ta marrin punën seriozisht, pasi hotelet e luksit po bëjnë namin me festa dhe grumbullime njerëzish.

"Boll bëtë politikë kriminale, kujdesi fillon nga unë dhe ti. Ta fillojmë këtu, nuk fillohet nga institucionet. Problemi më i madh janë politikanët që vendosen mes këtyre fëmijëve të harbimit, duke përcjellë mesazhe tërësisht në favor të kësaj sjelljeje dhe jo në favor të sjelljes së rregullt.

Hotelet e luksit po bëjnë namin, tatimet duhet ta marrin punën seriozisht. Ky është problemi që kemi, jo ku i kam siguruar unë videot. Në rrjetet sociale i keni videot. I keni se edhe i shfaqin për t'i bërë reklamë lokaleve të tyre", tha Braçe ndër të tjera.

Ndërkohë në fund të bisedës gazetari e pyeti Braçen nëse i kishte depozituar këto akuza në organet kompetente, por zv.kryeministri nuk i është përgjigjur pyetjes dhe ka mbyllur telefonin. "Ça the ti, ça the?! Kaq kisha unë!", ia ktheu zv.kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090591907501221
array(1) { ["section"]=> string(195) "problem-jane-politikanet-qe-mbeshtesin-keta-femije-te-harbimit-brace-shperthen-ndaj-te-veteve-hotelet-e-luksit-po-bejne-namin-tatimet-ta-marrin-punen-seriozisht-i-mbyll-telefonin-gazetarit-216806" }