Probleme më 30 Qershor? Lleshaj: Policia ka informacione, mund të ketë tentativa kriminale...

Publikuar tek: politike, më 23:07 24-06-2019 Probleme më 30 Qershor? Lleshaj: Policia ka informacione, mund të ketë tentativa kriminale...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se policia ka informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme më 30 Qershor.

I ftuar në emisionin Opinion, Lleshaj mohon që vendi rrezikon të shkojë në një përplasje civile, ndërsa shton se mund ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivel kriminal.

PJESË NGA INTERVISTA NË OPINION:

Zoti Lleshaj ju pra jeni të vendosur për të shkuar në zgjedhje më 30 Qershor? 

'Ne nuk jemi të vendosur, ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës. Kush mund të ishte alternative…'

Po kush ju detyron ju zoti Lleshaj të shkoni në një përplasje, që rrezikon të jetë edhe një përplasje civile?

'Jo nuk rrezikon të ketë përplasje civile, sepse nuk ka një konflikt civil në Shqipëri'

A keni ju informacione të klasifikuara si ministri, si polici, nga shërbimet e specializuara që mund të ketë probleme më 30 Qershor?

'Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil'

Keni informacione apo hamendje?

'Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil'

Çdo me thënë në nivelin kriminal të çështjes?

'Po grupe të caktuara kriminale, çdo ditë kemi probleme kriminale në Shqipëri. Grupe kriminale ose individë që zhvillojnë veprimtari kriminale ka shumë. Ata që dalin përballë ligjit janë kriminelë'

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.38446879386902
array(1) { ["section"]=> string(94) "probleme-me-30-qershor-lleshaj-policia-ka-informacione-mund-te-kete-tentativa-kriminale-169615" }