Probleme me pasurinë dhe vendimet e tij gjyqësore, kreu i Apelit të Tiranës shkarkohet nga KPA, përfundimisht jashtë drejtësisë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:08 13-07-2020 Probleme me pasurinë dhe vendimet e tij gjyqësore, kreu i Apelit të Tiranës shkarkohet nga KPA, përfundimisht jashtë drejtësisë Hysni Demiraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj, duke e lënë kështu përfundimisht jashtë drejtësisë.

Anëtarët e KPA-së, Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo lanë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në shkurt të vitit të kaluar, KPK dha vendimin për të shkarkuar nga detyra Demirajn pas problemeve me pasurinë, por jo vetëm kaq. Nga konstatimet e komisionit të vettingut u vu re se Demiraj kishte probleme në vendimet e tij gjyqësore.

Prej viteve 1990, Hysni Demiraj ka punuar si gjyqtar në Gjirokastër. Në vitin 2009 ai u transferua në Gjykatën e Apelit në Tiranë, kurse në vitin 2016 u zgjodh kryetar i saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010136127471924
array(1) { ["section"]=> string(132) "probleme-me-pasurine-dhe-vendimet-e-tij-gjyqesore-kreu-i-apelit-te-tiranes-shkarkohet-nga-kpa-perfundimisht-jashte-drejtesise-213738" }